Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga e enjtja, 9 dhjetor, do të fillohet me administrimin e dozës së përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullatë.
Sipas MSH-së, doza përforcuese do t’u jepet njerëzve të cilët i kanë marrë dy doza paraprakisht, por me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.
Doza e tretë do t’u jepet personave që s’kanë zhvilluar imunitet të duhur pas marrjes së dy dozave, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese, me rekomandim të mjekut. Doza e tretë jepet jo më herët se tetë javë dhe pa i bërë gjashtë muaj nga marrja e dozës së dytë.
Dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare.
MSH-ja ka thënë se qytetarët do të njoftohen për datat e vaksinimit përmes SMS-ve, emailit dhe njoftimeve publike.
Në Kosovë vaksinimi ka nisur në muajin mars për grupet në rrezik dhe stafi shëndetësor. Ndërkaq në mesin e qershorit ka nisur procesi i vaksinimit masiv. Deri tash janë administruar një milion e 634 mijë doza. Nga to, nga dy doza i kanë marrë 769 mijë qytetarë.
-
Shtohen rastet me fruth, e shumë më tepër qytetarët që shprehen kundër vaksinimit të fëmijëve
-
Hoti: Vaksina për fruthin në Kosovë jepet nga viti 1972, rënia korrespondon me vendet e tjera
-
Mungon vaksina kundër rotavirusit, nëse foshnjat s’e marrin me kohë s’munden më vonë
-
Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik
-
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë