Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rreth 350 vetë në 21 kabinete ministrash, veç vitin e kaluar shtetit i kushtuan rreth 6 milionë euro

Gati 6 milionë euro për një vit i kanë kushtuar buxhetit kabinetet e 21 ministrave të Qeverisë Haradinaj.

Më 2018 nëpër kabinetet e ministrave ishin të punësuar 344 persona, shpenzimet e buxhetit për këtë kategori, ishin 5 milionë e 874 mijë e 808 euro.

Neni 25 i rregullores së Zyrës së Kryeministrit, përcakton se kabinetet e ministrave përfshijnë ministrin, zëvendësministrin, këshilltarët politikë të ministrave dhe nëpunësit e punësuar në kabinete, raporton KTV.

Sipas një raporti të bërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, dhe ai i Mjedisit, Fatmir Matoshi, janë kampionë me numrin më të madh, me 20 të punësuar në kabinetet e tyre.

Kabineti i Rrustem Berishës / 20 të punësuar – 326. 646 euro

Edhe Kërkohet dorëheqje morale e zëvendësministrave dhe e koordinatorëve Arbëri Kërkohet dorëheqje morale e zëvendësministrave dhe e koordinatorëve

Kabineti i Fatmir Matoshit / 20 të punësuar – 255. 488 euro

Ndonëse me 12 të punësuar në kabinetin e ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, për 2018-n i janë ndarë nga buxheti më shumë se 800 mijë euro.

Kabineti i Behgjet Pacollit / 12 të punësuar - 812.457 euro

Pavarësisht se është duke u hartuar Ligji për Qeverinë, numri i zëvendësministrave dhe i këshilltarëve është rritur gjatë kësaj qeverisjeje.

Kabinetit të ministrit të Inovacionit, Besim Beqaj, për një vit i janë ndarë 365 mijë euro.

Kabineti i Besim Beqajt / 17 të punësuar – 365. 501 euro

Në vitin e kaluar me numrin e njëjtë të të punësuarve dhe me shpenzimet e njëjta, ishte edhe kabineti i ministrit të Diasporës, Dardan Gashi.

Kabineti i Dardan Gashit / 17 të punësuar – 365. 501 euro

Edhe Rreth 350 vetë në 21 kabinete ministrash, veç vitin e kaluar shtetit i kushtuan rreth 6 milionë euro Video Rreth 350 vetë në 21 kabinete ministrash, veç vitin e kaluar shtetit i kushtuan rreth 6 milionë euro

Më 2018, kabineti i ministrit të Brendshëm, Ekrem Mustafa, kishte 19 punonjës, ndërsa ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri- 18, aq sa kishte edhe ministri i Tregtisë, Endrit Shala.

Kabineti i Ekrem Mustafës / 19 të punësuar – 282.761 euro

Kabineti i Abelard Tahirit / 18 të punësuar – 268.052 euro

Ndërkaq, kabinetet e ministrave të Punës, të Financave, të Zhvillimit Ekonomik, Integrimit Evropian, të ministrit Infrastrukturës dhe të Kulturës, kanë secili nga 17 punonjës.

Numër më të vogël të të punësuarve në kabinetet e tyre kanë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, dhe ai i Administratës Publike, Mahir Yagcilar me nga 10.

Këto të dhëna i ka konfirmuar edhe koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore Besnik Tahiri.

Por, ai ka thënë se me Ligjin për Qeverinë do të ketë kufizime për numrin e ministrive, zëvendësministrave dhe të këshilltarëve.

Edhe Kryeministri Haradinaj me kabinetin më të madh qeveritar ndonjëherë Arbëri Kryeministri Haradinaj me kabinetin më të madh qeveritar ndonjëherë

Edhe shumica prej Ministrive kanë konfirmuar se ky numër i të punësuarve vazhdon të jetë i njëjtë edhe gjatë 2019-s.

Qeveria ka edhe dy zëvendëskryeministra pa post ministror, Enver Hoxhajn dhe Fatmir Limajn, të cilët mund të emërojnë nga 11 këshilltarë secili.