Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrëshqitja e dheut lë të mbyllur tunelin në hyrje të Mitrovicës

Reshjet e mëdha të shiut dhe shkrirja e shpejtë e borës ka bërë që në disa pjesë të ndryshme të vendit të ketë edhe rrëshqitje të dheut, raporton KTV.

Tash e dy ditë ka mbetur i mbyllur tuneli në hyrje të Komunës së Mitrovicës.

Aty gjatë ditës së martë ka qëndruar zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu.

Ai ka thënë se ky dikaster do të investojë më shumë se 300 mijë euro për sanimin e këtij dëmi.

Rrëshqitje të dheut ka pasur edhe në Komunën e Zubin Potokut afër Liqenit të Ujmanit.

Rregullimi i kësaj rruge do të kushtojë mbi 50 mijë euro. Sa herë që ka të reshura të mëdha të shiut nëpër rrugë të vendit po shkaktohen dëme nga rrëshqitjet e dheut.