Inspektorati komunal ka nisur aksionin për rrënimin e ndërtimeve pa leje. Në aksionin e së enjtes është rrënuar një kat i një objekti banimi, pronari i të cilit ka shkelur kushtet ndërtimore, shkruan sot Koha Ditore.
Rrënimi ka përfunduar me një të arrestuar. Pronari i kompanisë së ndërtimit “NTT Jaha”, J.R., të cilit i është rrënuar një kat i objektit pa leje, ka kanosur pronarin e kompanisë rrënuese “Ndërtimi”, e angazhuar nga autoritetet komunale të Gjilanit.
(Gjerësisht sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.