Minisistria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka rregulluar shtratin e lumit Lepenc, pas rehabilitimit të tij në kuadër të ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi”.
Me këtë rast, lumi është pasuruar edhe më peshq të llojit troftë, transmeton Koha.net.
Ministri i MI-së, Pal Lekaj tha se akti i sotëm është shembull i mirë për qytetarët se si duhet ta trajtojmë ambientin duke e mbajtur të pastër atë.
Ai shtoi se krahas projekteve gjigante infrastrukturore, MI-ja është e përkushtuar që të mos e degradojë natyrën, por të ndihmojë në rehabilitimin e saj sa herë që ka nevojë.
Ndërsa ministri i MPMH-së, Fatmir Matoshi, kërkoi që të vazhdohet puna në ruajtje të këtij lumi, por edhe të të tjerëve.
“Shtrati i lumit “Lepenc” në gjatësi prej gjashtë kilometrash është i trajtuar me materiale natyrore të zonës, kurse që nga rehabilitimi i tij është vërejtur rikthim i florës dhe faunës së kësaj zone. Njëkohësisht lumi është pastruar nga mbeturinat dhe mbetjet urbane që ishin prezente para fillimit të punimeve”, thuhet në komunikatë.
-
Pacolli: Ndalohet betonimi i shtretërve të lumenjve
-
Rritet niveli i ujit në disa lumenj pas reshjeve të fundit
-
Ministria në “gatishmëri për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve” pas reshjeve të borës
-
Rizvanolli: Intervenimet në kanalin e Ibër-Lepencit kanë përfunduar, furnizimi i tij me ujë ka rifilluar
-
Aliu njofton se ka filluar pastrimi i shtretërve të lumenjve të Kosovës