Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rregullohet infrastruktura në Carrallukë

Sot në fshatin Carrallukë të Komunës së Malishevës, ka filluar rregullimi i rrugëve në dy lagje të saj, ndërsa në të njëjtën kohë është duke u punuar edhe në rregullimin e kanalizimit brenda fshatit, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Fillimin e rregullimit të rrugës dhe rregullimin e kanalizimit, e ka parë nga afër drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina.

Sipas tij, momentalisht në Carrallukë janë duke u realizuar rreth dy mijë metra kanalizim, si dhe rrugë në gjatësi prej 700 metrave, dhe financohen nga buxheti komunal i Malishevës.

Artikuj të ngjashëm