Në vazhdën e realizimit të projekteve, të infrastrukturës rrugore në Komunën e Malishevës, përkatësisht në brendi të fshatit Carrallukë, sot, kryetari i komunës, Ragip Begaj i shoqëruar edhe nga Drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina, inspektuan nga afër , katër segmentet e rrugëve që po asfaltohen, dhe me këtë rast i kanë uruar banorët e këtij fshati.
“Kam premtuar se prioriteti i angazhimeve të mia, do të jenë, infrastruktura, rrugore, kanalizimet, ujësjellësi, shkollat dhe në përgjithësi mirëqenia e qytetarëve të secilit fshat në Komunën e Malishevës”, theksoi Begaj.
Edhe Morina uroj qytetarët për rrugët që po asfaltohen në brendi të fshatit.
“T’i gëzoni dhe t’i trashëgoni këto investime, të cilat rrisin cilësinë e jetës dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, tha ai.
Rrugët brenda fshatit, kapin gjatësi të konsiderueshme të kilometrave, ku përfshihen, disa rrugë të disa lagjeve, të cilat lidhen njëra me tjetrën.
Rrugët të cilat kanë filluar të asfaltohen gjatë ditës së sotme, pritën të përfundojnë brenda pak ditëve.
-
Nisin punimet në rrugën Arllat–Malishevë, projekti kap vlerën e 1.85 milionë eurove
-
Kurti zotohet për projekte në Malishevë, Rahovec e Suharekë
-
Punimet në rrugën Kijevë–Zahaq, Policia u kërkon kompanive të rrisin masat e sigurisë
-
Deri në 18:00 rruga Brezovicë-Prevallë do të jetë e bllokuar, shkak punimet
-
Basha viziton punimet në një rrugë në Ferizaj, thotë se Komuna ende s’i ka ndarë mjetet që obligohet