Sot filloi asfaltimi i një rruge të gjatë mbi dy kilometra, e cila fillon në fshatin Carrallukë të Malishevës dhe shkon deri në mes të tokave të punuara në ish-vreshtat.
Kjo rrugë ka rëndësi të madhe për bujqit, të cilët kanë plantacionet dhe tokën e punës në këtë pjesë.
Rruga është investim i përbashkët i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Malishevës, e cila është ndërtuar në dy faza.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal i Urbanizmit, Ahmet Morina, ku i kanë uruar pronarët e tokave në këtë pjesë, të cilët prej tani do ta kenë më të lehtë qasjen në këto prona, e që bëhet fjalë për afro tre mijë hektarë tokë e punuar.
Kjo rrugë është e gjatë mbi dy kilometra dhe me kërkesë të pronarëve të tokave është hapur nga komuna, ndërsa më pas Ministria e ka bërë edhe asfaltimin e saj.