Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rregullimi i Depos së Barnave mbetet “vetëm ide” për MSH-në, vazhdon gjendja skandaloze

Qe gati një dekadë e gjysmë asnjë investim nuk është bërë në këtë objekt.

I dedikuar për mbajtjen dhe ruajtën e barnave të sistemit parësor publik shëndetësor, duket i harruar nga secili institucion.

Hapësira në Depon Qendrore të Barnave është e madhe, por kutitë e barnave janë të hedhura në objekt pa ndonjë rregull të caktuar.

Njëra pjesë ku ruhen barnat pa afat nuk ka fare ndriçim e dëmtimet e tavanit janë të shumta.

Për rreth 10 vjet Ministria e Shëndetësisë nuk e ka kryer asgjësimin e barnave. Një pjesë e barnave që kanë përfunduar janë barna të pranuara nga donacionet, e një pjesë tjetër e tyre janë blerë përmes tenderëve publikë.

Edhe Nisin procedurat për depo të re të produkteve medicinale Arbëri Nisin procedurat për depo të re të produkteve medicinale

Në Kosovë vazhdimisht ka pasur ankesa për mungesë barnash e, në anën tjetër, nuk ka vlerësim të saktë së sa barnave u ka skaduar afati në spitale publike.

Një përgjigje të tillë KOHA e ka kërkuar edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, por ajo ende nuk është përgjigjur.

Barnat pa afat me barnat me afat janë të ndara me disa letra.

Njëra pjesë e Depos Qendrore nuk është krejt në terr. Ka ndriçim të pjesshëm. Por, tavani edhe në këtë pjesë është i dëmtuar. Nga vrimat e mëdha prej plasaritjeve vërehet në disa pjesë zonë e mykur.

Ngjyra e verdhë dhe ajo e kuqe në shumë pjesë dëshmon që uji ka depërtuar në brendi ku ruhen barnat. E, edhe dyshemeja e këtij objekti dëshmon për kushtet e rënda.

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar që vite më parë në këtë objekt ka pasur defekte të ndryshme.

Edhe Ende bosh depoja e re e barnave që duhej të funksionalizohej në 2025-n Arbëri Ende bosh depoja e re e barnave që duhej të funksionalizohej në 2025-n

“Në të kaluarën ka pasur raste të defekteve teknike, të cilat janë sanuar nga Ministria e Administratës Publike që i ka nën menaxhim objektet publike që shfrytëzohen nga ministritë e Qeverisë, por kjo ka qenë para disa vjetësh”, thuhet nga MSH-ja.

Edhe rreth një vit me herët KOHA pati hyrë në këtë objekt. Prej atëherë asgjë nuk ka ndryshuar, përveçse sasi të barnave me afat ka më pak, e kjo për shkak të rënies së pacientëve me COVID-19.

Nuk është rregulluar as mungesa e ndriçimit që edhe atëherë ishte jofunksional. Fillimisht MSH-ja kufizoi kërkesën e televizionit për incizim në këtë objekt me arsyetimin që e kishim vizituar vitin e kaluar, por, pas insistimit që zgjati më shumë se një muaj, ky institucion ka aprovuar incizimin brenda sërish.

Image

Rregullimi i këtij objekti në Ministrinë e Shëndetësisë diskutohet vetëm si ide, por nuk ka asnjë nismë konkrete për rregullimin e saj.

“Depoja nuk ka ndonjë dallim prej herës së fundit kur e keni vizituar, ndërsa është diskutuar disa herë si ide që në të ardhmen të bëhet një zgjidhje më e përshtatshme për deponimin dhe ruajtjen e produkteve mjekësore të MSh-së. Deponimi i barnave në një depo tjetër, apo ndërtimi i një depoje të re, ka qenë ide, por ka mbetur peng i mosimplementimit të skemës së sigurimeve shëndetësore, përkatësisht skemës së rimbursimit të barnave jashtëspitalore, sepse është konsideruar se me implementimin e sigurimeve, nuk do të kishte nevojë për depo të mëdha, pasi që qytetarët do t’i merrni barnat në farmaci, ndërsa rimbursimin do ta bënte Fondi, sipas recetës mjekësore”, thuhet nga MSh-ja.

Barnat ruhen në kushte të përcaktuara varësisht nga kategoria.

Edhe SHSKUK-ja mban fshehtë sasinë dhe vlerën e barnave pa afat Arbëri SHSKUK-ja mban fshehtë sasinë dhe vlerën e barnave pa afat

Në këtë depo gjen pako të hapura e që rrinë pa asnjë mbrojtje.

Përderisa për Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë është “vetëm ide”, Shqipëria dy vjet më herët e ndërtoi depon e re të barnave për QSUT. Gjendja e kësaj depoje e publikuar nga kryeministri Edi Rama dallon shumë nga pamjet e depos në Kosovë.

Image