Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrëfimi i viktimës së dhunës: Shteti të na sigurojë strehim dhe punë

“Vetëm të na sigurojë një strehim të sigurt e punë”. Kjo është thirrja e vetme që ka për shtetin një nga gratë viktima të dhunës në familje.

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Tempus” në KTV, kjo grua ka shpjeguar rastin se si ka ndodhur dhuna ndaj saj. Ajo ka rrëfyer se dhuna ndaj saj pati eskaluar deri në gjakosje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka thënë se pasi është paraqitur në polici dhe e ka marrë urdhërmbrojtjen, fëmijët e saj si pasojë e dhunës kanë mbetur të traumatizuar për disa muaj.

“Dy muaj fëmijët s’kanë hangër e s’kanë pi...” ka thënë ajo në këtë rrëfim.

Viktima ka thënë se për disa muaj është ndihmuar nga prindërit e saj dhe motra, por ka shtuar se kjo nuk ka mundësi të zgjasë shumë.

“Kisha me kërku ndihmë prej shteti... me na përkrah që me jetu një jetë sadopak normale. Edhe për me punu, edhe për një strehim, me e pas një strehim të sigurt, që me e ditë që po jetojna qaty e mos me e pas frikën se po na qesin një ditë”, ka thënë ajo.