Bashkëshortja e Azem Vllasit, Nadira Avdiq Vllasi ka thënë për media se një person e ka plagosur Azemin në krah dhe se ai gjendet në Emergjencën e QKUK dhe se është jashtë rrezikut për jetën, transmeton Koha.net.
“Sot në mëngjes te ne erdhi një person i cili kërkoi që Azemi ta përfaqësonte në një lëndë. Azemi i tha se nuk punon në ato lëndë dhe pas kësaj, ashtu si munda të vërej, ndodhi një shtyrje e pastaj u dëgjua një e shtënë. Azemi është plagosur në krah”, ka thënë Nadira Avdiq Vllasi duke shtuar se bashkëshorti i saj është me vetëdije dhe se tani po përgatitet për operacion.
Azem Vllasi është plagosur sot në mëngjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Plagoset një person në Prizren
-
Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar
-
Dy të plagosur në Prizren, tre të dyshuar në kërkim policor
-
Plagoset një person në Nashec të Prizrenit, një i arrestuar
-
Plagoset një person, i dyshuari shtiu drejt veturës derisa lëvizte me trotinet