Avokati Tahir Rrecaj deklaroi se pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar janë të rënda, por ai tha se nuk beson se do të faktohen në fund të procesit gjyqësor.
Ai deklaroi të mërkurën në Konfrontin e KTV-së, se procesi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të zgjasë afro 5 vjet për shkak të numri të madh të dëshmitarëve dh të provave që ZPS-ja i ka prezantuar.
Sipas avokatit, pjesa më e madhe e veprave të pretenduara kanë të bëjnë me përgjegjësi komanduese, e kjo sipas Rrecajt, s’do të ketë sukses për t’u faktuar.
“UÇK-ja s’ka pasur strukturë të mirëfilltë administrative. Strukturimi ka filluar nga tetori i 98-s. Por edhe po të ishte e strukturuar, UÇK-ja në rastin e të akuzuarve për përgjegjësi komanduese nuk përmbush kushtet pasi komandanti që merret si përgjegjës duhet të ketë pasur kontroll efektiv mbi një territor të caktuar dhe të kishte njohuri për atë territor. UÇK-ja s’ka pasur kontroll efektiv as në një fshat, si mund të merren përgjegjës për diçka që ka ndodhur nëpër zona”, tha ai.
Ai shtoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte ushtri e organizuar në baza vullnetare, gjë që tregon se “ishte e papërgatitur”.
-
Avokatët: Thaçi e të tjerët duhet të mbrohen në liri
-
Gjykata: ZPS-së do t’i duhen mbi 6 vjet për të paraqitur provat ndaj ish-krerëve të UÇK-së
-
Procesi gati 6-vjeçar ndaj Thaçit dhe të tjerëve drejt fundit
-
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi mohuan akuzat, thanë se luftuan për mbijetesë dhe liri
-
Jashari: Trupi gjykues në Hagë s’do e presë afatin e fundit, tashmë e ka krijuar bindjen