Sot, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Klubi i Rotarianëve Prishtina i dhuroi Komunës së Prishtinës aparatin e ultrazërit për kontrollimin e ijeve të fëmijëve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Klubi i Rotarianëve Prishtina, si edhe shumë klube të kësaj natyre, synon që përmes angazhimit të vet të kontribuojë në të mire të shoqërisë. Kjo iniciativë e cila na bën të gjithëve të ndihemi mirë është e një natyre të veçantë sepse kontribuon në mirëqenien e fëmijëve si pjesa më vitale e çdo shoqërie”, tha kryetari i Klubit të Rotarianëve Prishtina, Mergim Prishtina, transmeton Koha.net.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, si dhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, falënderuan Klubin e Rotarianëve për këtë investim të nevojshëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, me ç’rast kanë ndikuar dukshëm në rritjen e kualitetit të shërbimeve në repartin e caktuar.
Ky donacion është një investim i rëndësishëm për fëmijët tanë, me qëllim rritjen e shëndetshme të tyre, duke parandaluar probleme përmes diagnostikimit të hershëm. Sidomos për faktin se ky ekzaminim do të bëhet në institucione publike për të gjithë fëmijët e Komunës së Prishtinës, pa dallim statusi socio-ekonomik.
{gallery}
-
QMF bëhet me aparaturë pa rrezatim për zbulim të deformimeve të ijeve tek foshnjat
-
QKMF-ja e Prishtinës merr donacion ultrazërin për kontrollimin e ijëve te të porsalindurit
-
Rotarianët i dhurojnë Spitalit të Prizrenit një inkubator mobil
-
Neonatologjia e QKUK-së bëhet me ultrazë për ekzaminim të foshnjave
-
Haradinaj: Shpirti i ndërmarrësve humanë po mbërrin te fëmijët që kanë nevojë