Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rosario Petta emërohet nga Haradinaj këshilltar për çështjet e arbëreshëve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj priti sot Rosario Petta, kryetarin e komunës arbëreshe Piana degli Albanesi në Sicili.

Haradinaj, siç njofton kumtesa qeveritare, e ka emëruara Rosario Pettan këshilltar të jashtëm që do të merret me çështjet e arbëreshëve, transmeton Koha.net.

Petta nga Haradinaj u nderua me Medaljen e Skënderbeut, për kontributin e dhënë në avancimin e raporteve.

“Arbëreshet e Italisë përgjatë shekujve kanë treguar vetëdije të lartë në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe historike të shqiptarëve. Kjo është një vlerë e madhe e jona të cilën duhet ta ruajmë dhe ta avancojmë”, tha Haradinaj me këtë rast.