Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Italia e përkushtuar për bashkëpunim me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,është takuar me anëtarë të delegacionit nga Provinca Autonome e Trentos të Italisë, të kryesuar nga Sara Ferrari, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.

Haradinaj vlerësoi rolin e madh të Italisë, konkretisht të Provincës Autonome të Trentos, për ta ndihmuar vendin dhe se tani ky bashkëpunim duhet të vazhdojë duke u përqendruar veçmas në projekte që i dedikohen mjedisit, fushës kulturore, arsimore dhe agrikulturës.

“Kosova është vend mik i Italisë, një vend që ka shumë të rinj, me shpirt sipërmarrës dhe të gatshëm për të bashkëpunuar. Investimet direkte nga Provinca Autonome e Trentos janë të mirëpritura, veçmas kur ato janë të përqendruara në fushën e mjedisit dhe ruajtjes së ambientit”, tha ai.

Sara Ferrari, ministre e Provincës për Universitetin dhe Kërkime, për Politikat e Rinisë, Çështjet e Gjinisë, dhe Bashkëpunimit Zhvillimor, shprehi përkushtimin e vendit të saj për mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen në fushat e identifikuara në interes të ndërsjellë.