Çelës për zhbllokimin e ngërçit institucional mund të bëhet Aleanca e udhëhequr nga Ardian Gjini, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike. Sipas tyre, fragmentimi i skenës politike rrit peshën e partive më të vogla në krijimin e shumicës parlamentare
Fragmentimi i skenës politike dhe mungesa e një shumice të qëndrueshme ia rrit peshën Aleancës dhe mund ta shndërrojnë në çelës të zgjidhjes së ngërçit politik thonë njohës të zhvillimeve politike.
Aleanca ka siguruar 7 deputetë dhe është partia e pestë për kah fuqia e numrave në Kuvend.
Sipas asistent-ligjëruesesit të Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, Leonora Bajrami, pamundësia për të krijuar një shumicë që konstituon kuvendin, formon qeverinë dhe zgjedhë presidentin, i jep peshë Aleancës që me deputetët e saj të shndërrohet në çelësin që zhbllokon ngërçin dyvjeçar institucional.
“Përgjigja varet shumë nga zhvillimet konkrete edhe sidomos edhe nga matematikat parlamentare. Pra, nëse asnjë subjekt politik nuk arrin të ketë shumicën e nevojshme, atëherë partitë me numër më të vogël mandatesh, siç është rasti i Aleancës, mundën të marrin një rol jashtëzakonisht shumë të madh në procesin e formimit të institucioneve”, ka thënë ajo.
Në Lidhjen Demokratike, deputetë të zgjedhur kanë shprehur pakënaqësi me liderishipin e Lumir Abdixhikut.
Edhe
Gjini refuzon takimin me Kurtin: Pranoni ofertën tonë
Kjo i ka vënë në pikëpyetje edhe votat e të paktën 6 deputetëve të pakënaqur të LDK-së në rast të një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Mungesa e tyre nuk do paraqiste problem për zgjedhjen e presidentit nëse në këtë koalicion do të bashkohej edhe Aleanca.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, javën e shkuar, në kuadër të takimeve me liderët partiakë ka ftuar edhe kryetarin e Aleancës, Ardian Gjini, por ai e ka refuzuar atë.
E gjatë takimeve të zhvilluara në pranverë Kurti asnjëherë nuk e ka ftuar kryetarin e Aleancës, që në atë kohë ishte Ramush Haradinaj.
Sipas Bajramit, edhe te Aleanca ka disponim për një bashkëqeverisje me VV-në.
Ajo thotë se 6 pikat e paraqitura nga partia që udhëhiqet nga Ardian Gjini janë projekte që bien në domenin e qeverisë dhe me këtë qëndrim në Aleancë kanë hapur dritaren e një bashkëpunimi me partinë e parë.
“E shoh si një lloj tentimi të Aleancës për me qenë në pozitë, për me iu bashku Lëvizjes Vetëvendosje, pra në formimin e qeverisë, duke e parë që edhe fragmentimin që thashë politik në Kosovë edhe këtë problemin që e kemi sot, pra, në formimin e parlamentit, unë mendoj që Aleanca po kërkon që t'i ofrojë Lëvizjes Vetëvendosje një bashkëpunim”, ka thënë Bajrami.
Në fund të qershorit kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se në rast se partia në pushtet zotohet për pranimin e gazit amerikan, fillimin e procedurave për ndërtimin e termocentralit të ri me thëngjill, ngritje të pragut të TVSH-së nga 30 mijë euro në 100 mijë euro, lirimin e tokës së punuar nga tatimi, financimin e plotë buxhetor të projekteve rrugore e kapitale që kanë mbetur të pezulluara dhe ndarjen e 800 milionë deri në 1 miliard eurove investime kapitale për Prishtinën, atëherë Aleanca do të japë votën për presidentin dhe për qeverinë.
Edhe
Koci: Opozita e bashkuar të merret vesh me VV-në dhe t’i propozojë emrat për president
Por Gjini ka theksuar se partia nuk do të kërkojë poste në këmbim.
KOHA ka tentuar të marrë një qëndrim nga kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, lidhur me pozicionin e partisë pas zgjedhjeve, por gjatë ditës së hënë ai nuk ka qenë i qasshëm.