Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova nuk do ta shohë veten në Këshillin e Evropës nëse nuk e zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.
Rohde ka theksuar se vendimet e Kushtetueses zbatohen në çdo vend, posaçërisht kur në pyetje janë pakicat ose të drejtat fetare.
“Asnjë qeveri e Kosovës nuk e ka zbatuar këtë vendim. Nganjëherë duhet kohë për të bërë gjënë e duhur, por unë nuk e shoh kandidimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës të jetë i suksesshëm nëse kjo çështje nuk zgjidhet. Shpejt do të ketë një diskutim rreth tij dhe rekomandime do të bëhen se çfarë duhet të bëhet para votimit të pranimit dhe kjo çështje do të jetë në mesin e atyre rekomandimeve”, ka thënë ai në një intervistë për Kosovo Online.
Gjykata Kushtetuese i pati dhënë të drejtë Manastirit të Deçanit për pronësinë e 24 hektarë tokë dhe pyll.
Institucionet vendore refuzojnë t’i lejojnë Manastirit të Deçanit që t’i regjistrojë në kadastër 24 hektarë tokë dhe pyll, pasi vlerësojnë se kjo pronë është e ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”, e para fabrikë e mjaltit dhe e dyta hotel.
Sipas autoriteteve lokale dhe qendrore, vendim i Gjykatës Kushtetuese bazohet në politikën diskriminuese të Qeverisë së Serbisë nga vitet ‘90.
Edhe
Skepticizmi i Rohdes, Osmani bisedon me ambasadorin gjerman për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Procesi gjyqësor për çështjen se kujt i takojnë 24 hektarë tokë dhe pyje zgjati nga viti 2000 deri në vitin 2016, kur Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të Manastirit.
Gjykata Kushtetuese, asokohe, hodhi poshtë vendimin e Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, të vitit 2015, për kthimin e lëndës në Gjykatën Themelore në Deçan dhe konstatoi se vendimi i mëparshëm i Supremes në vitin 2012, i cili vërtetonte pronësinë e Manastirit mbi tokën e kontestuar, është gjykim i formës së prerë.
-
Sarrazin: Po t’ia kalonit me kohë pronat Manastirit të Deçanit, sot do të ishit në Këshillin e Evropës
-
Manastiri i Deçanit regjistron pronësinë e 24 hektarëve tokë
-
Asociacioni dhe shpronësimet në veri, pjesë e raportit të ekspertëve të KiE-së
-
Haxhiu për tokat e Manastirit: E zbatuam vendimin e padrejtë të Kushtetueses për shkak të anëtarësimit në KiE