Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se është fakt se ndërmarrja Trepça po rrezikohet nga ndërprerja e energjisë elektrike, pas borxheve të akumuluara.
Rizvanolli në seancën plenare në Kuvendin e Kosovës, tha se borxhi është rreth 4.5 milionë euro dhe se janë duke punuar për të gjetur një zgjidhje për pagesën e tij.
“Është fakt se Trepça po rrezikohet nga ndalja e rrymës. Përgjigja është shumë e thjesht. Trepçën e keni lënë me 4.5 milionë borxhe vetëm për energji elektrike të akumuluara. Menaxhmenti që e kemi gjetur aty nuk ka ardhur me u ankuar për energji elektrike, ka ardhur Feronikeli, s’ka ardhur Trepça pasi nuk e kanë ditur sa janë duke u paguar. Kur është ndërruar menaxhmenti prej bordit që e kemi emëruar, ne e kanë marrë vesh dhe kanë thënë a ka zgjidhje për ta rregulluar këtë çështje. Gjithashtu, kanë kërkuar edhe fonde për të paguar energjinë, për të cilën jemi duke punuar”, tha Rizvanolli.
Këtë përgjigje, ministrja Rizvanolli e tha pas pyetjes së deputetit të PDK-së, Ferat Shala. /KP
Nuk miratohet rezoluta e AAK-së për projektin e gazsjellësit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë miratuar rezolutën e prezantuar nga AAK-ja, pas debatit rreth 6 orësh për projektin e gazsjellësit në Kosovë.
Edhe
Pushtet opozitë përplasen ashpër gjatë debatit për energjinë elektrike
Me 46 vota kundër dhe vetëm 21 vota për, rezoluta dështoi të miratohet në legjislativ, ani pse në fillim iniciuesi i debatit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi një konsultë paraprake për të gjetur konsensus brenda grupeve parlamentare.
Pas përfundimit të debatit, kryetari i Kuvendit përmbylli punimet e seancës plenare, ku tha se njëjta seancë do të vazhdojë nesër në orën 10:00.