Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rizvanolli për deklaratën e Kurtit për luftë: Jemi në rrugë të mirë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Kosova është në rrugë të mirë sa i përket krijimit të kushteve për tërheqjen e investimeve të huaja.

Duke folur rreth deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, se Kosova rrezikon luftë pasi presidenti rus, Vladimir Putin qëndron prapa Serbisë, Rizvanolli, në një konferencë për media të mërkurën ka thënë se investitorët e huaj dhe opinioni publik e kanë të qartë se si po zhvillohen gjërat si pasojë e luftës në Ukrainë dhe tentimit rus që ta destabilizoj rajonin përmes Serbisë.

“Unë nuk dua të komentoj vlerësimet e tilla, investitorët dhe opinioni publik e ka shumë të qartë mënyrën se si po zhvillohen gjërat si me invazionin rus në Ukrainë, si me tentimin rus që ta destabilizojë rajonin përmes Serbisë. Kemi pasur shumë takime me investitorë përgjatë mandatit, në përgjithësi feedback-u është tejet pozitiv. Recepcioni i Kosovës si shtet ku nuk sundon ligji është zbehur. Është çrrënjosur korrupsioni në nivel të lartë. Shumë prej atyre gjërave që janë përfolur për korrupsion në nivel të lartë janë konfirmuar në takimet e ndryshme me zyrtarë të lartë ku kemi pasur vizita, prandaj jemi në rrugë shumë të mirë në këtë aspekt”, ka thënë Rizvanolli.

 

Artikuj të ngjashëm