Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, ka uruar kryeministrin Ramush Haradinaj me rastin e zgjedhjes kryetar Qeverisë së Kosovës.
Në telegram Halim ka thënë:
I nderuar z. Haradinaj,
Pranoni urime të përzemërta për përzgjedhjen Tuaj në funksionin e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Me këtë rast ju uroj punë të mbarë në udhëheqjen e Qeverisë që do të përballet me sfida të ndjeshme dhe të rëndësisë jetësore.
Ju dëshiroj sukses të plotë në stabilizimin dhe normalizimin e të gjitha institucioneve shtetërore të Kosovës, qëllime madhore këto me interes jetësor për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.