Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Basha uron Haradinajn

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka uruar Ramush Haradinajn, për postin e kryeministrit të Kosovës.

Basha ka ofruar mbështetjen e tij dhe Partisë Demokratike, në realizimin e misionit për Kosovën dhe qytetarët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Urimi i Bashës:

“Në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim ju shpreh urimet më te sinqerta për detyrën e lartë dhe me përgjegjësi të drejtimit të qeverisë së Kosovës. Kam besim të plotë se do t’ia dilni kësaj sfide të rëndësishme me të njëjtin sukses që keni përballur dhe sfida të tjera në historinë e Kosovës.

Unë dhe Partia Demokratike ju ofrojmë të gjithë mbështetjen tonë në realizmin e misionit tuaj të lartë për Kosovën dhe qytetarët e saj”.