Rita Ora u ka thënë viktimave të dhunimeve të luftës së fundit në Kosovë se ajo është frymëzuar nga forca dhe rimëkëmbja e tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur Garentina Kraja, ish-gazetare e Kohës Ditore dhe mediumeve ndërkombëtare si dhe këshilltare e ish-presidentes Atifete Jahjaga.
“U ul në mesin e tyre. Ua mbajti dorën. I përqafoi. I ngushëlloi. Ju tha që e frymëzuan me forcën e tyre, me rimëkëmbjen, me përkushtimin për të ecur përpara”, ka shkruar Kraja në Facebook.
“Rita Ora me Feride Rushitin dhe Kadire Tahirajn duke e ofruar mbështetjen e saj për të mbijetuarat e dhunimeve të luftës së Kosovës sot në rezidencën e ambasadorit britanik, Ruairí O’Connell, me ftesën e Elidës në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar më tej ajo.