Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora dhe nëna e saj, Vera, i janë bashkuar thirrjes për raportimin e dhunës.
Nëpërmjet një videoje të publikuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Vera u shpreh se rastet e dhunës duhet raportuar tek organet kompetente.
“Ne jemi këtu për ju, ju lutem raportoni të gjitha rastet e dhunës te organet gjegjëse”, tha ajo.
Kjo fushatë ishte nisur nga institucionet, pasi ishin raportuar disa raste për dhunë në familje dhe raste të dhunimeve.
Artikuj të ngjashëm
-
Rita Ora publikon videoklipin e këngës për nënën
-
Rreth dy mijë raste të dhunës në familje që nga janari, 90% e rasteve ndaj grave
-
Rita Ora uron Ditën e Nënës me një fotografi nga Rugova
-
Grave u bëhet thirrje që të lajmërojnë policinë për rastet e dhunës
-
Rita Ora përlotet teksa flet për 11-vjeçaren e dhunuar në Kosovë