Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora me mesazh për Kosovën, bën thirrje që të mbrohen fëmijët nga COVID–19

Artisja me famë botërore Rita Ora, njëherësh ambasadore e UNICEF UK, e cila vjen me origjinë nga Kosova, ka dërguar një mesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës duke bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse nga virusi COVID – 19.

“Jam shumë e shqetësuar që aq shumë njerëz në Kosovë janë të prekur nga virusi Corona”, thotë Rita në video mesazh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë e mbajë maskën jashtë shtëpisë, që të kthehem në Kosovë dhe të festojmë bashkë fundin e këtij virusi”, vazhdon ajo.

Ajo u bëri thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID – 19:

Të mbajnë maskën;

Të mbajnë distancën sociale;

Të mbajnë higjienën personale.

Zyra e UNICEF në bashkëpunim me USAID në Kosovë bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse dhe të mbrohen fëmijët e Kosovës sot, që nesër të shndrisin si yje botërore.