Banka Qendrore e Kosovës (BQK)ka bërë të ditur se konkursi për anëtarë të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës është rishpallur.
“Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) njofton se është rishpallur konkursi për 5 anëtarë profesionalë, 1 anëtar përfaqësues të punonjësve dhe 1 anëtar përfaqësues të punëdhënësve”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 5 maj të këtij viti.
Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit të Trustit, i përbërë nga Guvernatori i përkohshëm i BQK-së, Bashkim Nurboja, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca, më 7 prill të këtij viti ka vlerësuar se në konkursin e fundit të shpallur për këto pozita, kishte mangësi në kërkimin e informacioneve të nevojshme për të siguruar një vlerësim dhe verifikim objektiv të kandidatëve brenda një periudhe të arsyeshme kohore. Prandaj Komisioni unanimisht pati vendosur që ky konkurs të rishpallet.
-
Konkursi për anëtarë të Bordit të Trustit do të rishpallet
-
Propozohen pesë kandidatë për anëtarë të Bordit Drejtues të Fondit të kursimeve pensionale
-
Trusti pa bord, anëtarët e Komisionit përzgjedhës me probleme në komunikim
-
Hoti kërkon emërimin e Bordit të Trustit Pensional: Po rrezikohen 2.5 miliardë euro
-
Nuk zgjidhet kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, rihapet konkursi