Sot në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, në orën 10:00 do të fillojë rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Rahovecit.
KQZ ka bërë të ditur se, pastaj do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë nga këto dy komuna.
“Pas përmbylljes së këtyre dy komunave, do të fillojmë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Prishtinës dhe pastaj edhe të atyre për Komunën e Prizrenit. Pra, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të procedohet sipas kodeve që kanë komunat”, njoftoi KQZ.
-
Përcilleni direkt në ARTA TV rinumërimin e votave në Dragash e Rahovec, pastaj numërimin e votave me kusht në Prishtinë e Prizren
-
Nesër nis rinumërimi i votave në Dragash e Rahovec si dhe e atyre me kusht në Prishtinë e Prizren
-
Ka nisur numërimi i votave me kusht
-
Rinumërimi përfundon në 9 komuna
-
Rinumërohen më shumë se gjysma e vendvotimeve, sot pritet të përfundojë edhe në Prizren