Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, ka filluar rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Rahovecit.
Për ta përcjellë rinumërimin në këto komuna dhe numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Prishtinës dhe pastaj edhe të atyre për Komunën e Prizrenit, në QNR ishte edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
Edhe ekipi i PZAP-së është në QNR, ku do t’i bëjnë edhe hetimet për Istog e Kllokot.
Artikuj të ngjashëm
-
Rinumërohen votat në Dragash e Rahovec, nis edhe numërimi i atyre me kusht në Prishtinë e Prizren
-
Nesër nis rinumërimi i votave në Dragash e Rahovec si dhe e atyre me kusht në Prishtinë e Prizren
-
Ka nisur numërimi i votave me kusht
-
Nis rinumërimi i votave në 185 vendvotime
-
Rinumërimi përfundon në 9 komuna