Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar për KTV-në se nesër do të nisë rinumërimi i votave në Dragash e Rahovec, kurse më pas do të vazhdohet numërimi i votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta, dhe me postë në këto komuna si dhe në Prishtinë e Prizren.
“Nesër në orën 10:00 do të fillojë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Rahovecit dhe më pas edhe numërimi i votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë nga këto dy komuna”, ka thënë Elezi.
Ai më tutje ka shtuar se, “pas përmbylljes së këtyre dy komunave do të fillojmë me numërimin e votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Prishtinës dhe pastaj edhe të atyre për Komunën e Prizrenit. Pra, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të procedohet sipas kodeve që kanë komunat”.
-
Rinumërohen votat në Dragash e Rahovec, nis edhe numërimi i atyre me kusht në Prishtinë e Prizren
-
Fillon numërimi i votave me kusht dhe rinumërimi i disa vendvotimeve
-
Nis procesi i numërimit të votave për deputetë vetëm në katër komuna
-
Përcilleni direkt në ARTA TV rinumërimin e votave në Dragash e Rahovec, pastaj numërimin e votave me kusht në Prishtinë e Prizren
-
Supremja nuk pritet të vendosë deri të hënën për rinumërimin e votave në Prishtinë e Prizren