Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rinumërimi i 440 vendvotimeve është drejt fundit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve procesi i rinumërimit të 440 vendvotimeve nga zgjedhjet për kuvende komunale është duke shkuar drejt fundit.

Deri të premten paradite janë rinumëruar 312 vendvotime apo 70.91 për qind dhe se ky proces është duke vazhduar edhe më tej, transmeton Kosovapress.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se ky rinumërim pritet të përmbyllet shumë shpejt.

Rinumërimi i 440 vendvotimeve ka ndodhur pasi që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjetur se ka pasur mospërputhje gjatë numërimit të votave.

Artikuj të ngjashëm