Qendra Integruese, Rehabilituese e të Sëmurëve Kronikë dhe Psikiatrikë në qytezën e Shtimes nga buxheti vetjak ka nisur rinovimin e përgjithshëm të objektit dhe modernizimin e reparteve me qëllim të trajtimit sa më të mirë të 65 pacientëve, sa ka gjithsej kjo qendër.
Pos këtyre investimeve, kjo qendër ka ndërtuar edhe një kuzhinë moderne me standarde evropiane për ushqim të pacientëve, shkruan sot Koha Ditore.
Drejtori i kësaj qendre, Miftar Zeneli, ka deklaruar se për çdo ditë po përmirësohen kushtet për trajtimin e 65 pacientëve me sëmundje mendore, ndaj me investimet e fundit po ndahen të kënaqur edhe institucionet e nivelit qendror, po ashtu edhe avokati i popullit\A.A.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Zhduket pacienti nga Qendra Integruese e Shtimes
-
Zhduket pacienti i Qendrës për Rehabilitimin e të sëmurëve kronik psikiatrik në Shtime
-
Në Qendrën e Shëndetit Mental në Shtime janë reduktuar vizitat
-
Aksion humanitar për mbështetjen e Qendrës Integruese të Shtimes
-
Spitali Psikiatrik në Shtime nuk ka staf profesional