Arbëri

Në Qendrën e Shëndetit Mental në Shtime janë reduktuar vizitat

Stafi i Qendrës Integruese dhe Rehabilituese e të Sëmurëve Kronikë dhe Psikiatrikë në Shtime për çdo ditë po e kryejnë punën e tyre për t’iu shërbyer gjithsej 63 pacientëve në këtë qendër.

Ende pa u shënuar rastet e para me Covid-19 në Kosovë, ky institucion me mirëkuptim nga familjarët ka parandaluar vizitat e tyre me qëllim të mbrojtjes së pacientëve, raporton KOHA.

Drejtori i kësaj qendre Miftar Zenelaj ka thënë se vazhdimisht dezinfektohen të gjitha hapësirat e kësaj qendre, raporton KOHA.

Zenelaj ka bërë me dije se në javën e kaluar kanë pasur një rast të dyshuar me Covid 19, por ai ka rezultuar negativ.

Po ashtu për këta pacientë vazhdimisht kujdeset edhe psikologu i tyre.

Gjithashtu, për përgatitjen e ushqimit të tyre po zbatohen masa mbrojtëse e kujdes i veçantë.

Ky institucion mbështetje të vazhdueshme merr edhe nga Komuna e Shtimes.

Në këtë qendër prej fillimit të muajit shkurt askush nuk mund të futet brenda, përveç stafit të cilët janë të obliguar t’i përdorin rrobat e veçanta, maskat dhe dorëzat për parandalimin e përhapjes së virusit.