Bizneset dhe OJQ-të në Ferizaj kanë nisur një aksion për grumbullimin e veshmbathjeve me qëllim që të ndihmohen 65 pacientë në Qendrën Integruese, Rehabilituese e të Sëmurëve Kronikë dhe Psikiatrikë në Shtime.
Agon Zhinipotoku, përfaqësues i një biznesi, njëherësh menaxher i projekteve në Qendrën Këshilluese “Këshillimi” në Ferizaj, ka thënë se aksionit të tij tashmë i janë bashkangjitur një varg biznesesh, qytetarë dhe shoqata të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.
Ai ka shpjeguar se para pak kohësh ka vizituar Qendrën Integruese, Rehabilituese e të Sëmurëve Kronikë dhe Psikiatrikë në Shtime dhe e ka parë për së afërmi se 65 pacientë që trajtohen aty brenda kanë nevojë për veshmbathje.
Sipas tij, secili prej qytetarëve ka veshmbathje të ndryshme në shtëpi, të cilat nuk i përdor dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë me to, andaj secili prej tyre mund t’i sjellë ato në pikën grumbulluese në lokalet e OJQ "ORA" përballë shkollës fillore “Jeronim De Rada” në qytet.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Dyqani ku nevojtarët furnizohen me veshmbathje falas
-
GALERIA Shopping Mall dhe BEREQETI ndajnë gëzimin e Fitër Bajramit me mbi 100 familje në komunën e Prizrenit
-
Punëtorët e “Pastërtisë” në Ferizaj e Shtime në grevë, kërkojnë kushte më të mira
-
Mërgimtarët mbledhin para për objekt për persona me aftësi të kufizuara
-
BEREQETI dhe GALERIA Shopping Mall dhurojnë 100 pako ushqimore për komunitetin në kohën e Festës së Fitër Bajramit