Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ringjallet përplasja e MTI-së me naftëtarët, për të zgjidhur mospajtimet kërkohet ndihma e BE-së

Nisja e ndryshimit të Ligjit për derivatet e naftës, ka rikthyer në agjendë përplasjen mes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë si sponzorizuese dhe Shoqatës së Naftëtarëve.

Këta të fundit akuzojnë drejtuesit e ministrisë kur ishin në opozitë ishin kundër kësaj përmbajtje, ndërsa tash po e sponsorizojnë të njëjtin, raporton KTV.

Me ndryshimet që po planifikohen të bëhen në ligj, do t’u lejohet importi i derivateve vetëm kompanive që kanë rezerva të arit të zi brenda vendit.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, ka dyshime se insistimi për të bërë këtë veprim shtyn drejt aferave korruptive.

Ai thotë se një praktikë e tillë nuk ndodh në ato vende që nuk kanë rafineri të naftës, siç është rasti i Kosovës. Berjani ka kërkuar që një hap i tillë assesi të mos ndërmerret.

Nga ana tjetër, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pranuar se kanë mospajtime me naftëtarët, por thotë se po përpiqen të gjejnë një kompromis me ta.

Edhe Kontrolli i derivateve të naftës pritet t’i kthehet MTI-së, naftëtarët kundër Arbëri Kontrolli i derivateve të naftës pritet t’i kthehet MTI-së, naftëtarët kundër

Dhe për këtë gjë, Hasani ka thënë se ka ftuar Bashkimin Evropian që të asistojë me praktikat evropiane rreth përmbajtjes së ligjit.

Një përpjekje për ta bërë ligjin me këtë klauzolë ishte ndërmarrë edhe vitin e kaluar, por që i njëjti ligj nuk u miratua nga shumica e deputetëve, pas një numri të madh reagimesh.

Importuesit e vegjël frikësohen se me këtë ligj monopolizohet tregu nga vetëm dy ose tre importues.