Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka zgjedhur të martën Rilind Gërvallën drejtor të RTK-së për kanalet shqip (1,3 dhe 4).
Bordi ka bërë të ditur se ai është zgjedhur në këtë pozitë me tetë vota për dhe asnjë kundër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bordi i RTK-së me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e z. Rilind Gërvalla në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së (RTK1, 3, 4). Në mbledhjen e sotme u diskutua edhe për zhvillime të tjera në RTK”, thuhet në njoftim.
Gërvalla është konsideruar aktivist i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Nga Bordi i Radio Televizionit të Kosovës i thanë KOHËS se Gërvalla nuk ka qenë pjesë e këtij subjekti.
“Lidhur me raportimet që janë bërë, Administrata e RTK-së ka kërkuar nga subjekti në fjalë informacione nëse kandidati ka qenë pjesë e Këshillit Organizativ, apo ndonjë strukture tjetër, siç është cekur me ligj. Nga ai subjekt (Vetëvendosje v.j.) ka ardhur konfirmimi që i njëjti nuk ka qenë në këto struktura”, deklaroi Besnik Boletini, anëtar i Bordit.
Ai tha se Gërvalla ka punuar në RTK nga viti 2000, por s’ka pasur pozitë menaxheriale.
Gërvalla reagoi pas zgjedhjes në krye të këtij institucioni.