Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rikujtohet roli i Massimo D’Alemas për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ish-kryeministrin italian, Massimo D’Alema.

Thaçi e ka falënderuar ish-kryeministrin italian për angazhimin e tij për Kosovën dhe rajonin, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.

“Faleminderit për angazhimin tuaj personal, për përkrahjen për Kosovën dhe rajonin. Do të jemi mirënjohës përgjithmonë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ish-kryeministri italian , Massimo D’Alema, ka thënë se Kosova ka ecur përpara.

“Kosova ka ecur përpara. Është koha që i tërë rajoni të lëvizë drejt BE-së”, u shpreh ai.

Thaçi dhe iD’Alema kanë folur edhe për rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore në Ballkanin Perëndimor.

Artikuj të ngjashëm