Pas një pune 24 orëshe te ekipeve te KRU Prishtina, kjo kompani ka njoftuar konsumatorët e lagjes Tophane, pjesën e konsumatorëve ne rr. Fehmi Agani dhe zonat për rreth se është rikthyer furnizimi me ujë te pijes.
Pas një pune 24-orëshe të ekipeve të KRU Prishtina, kjo kompani ka njoftuar konsumatorët e lagjes “Tophane”, pjesën e konsumatorëve në rr. “Fehmi Agani” dhe zonat përreth se është kthyer furnizimi me ujë të pijshëm.
KRU Prishtina njofton se ekipet e tyre kanë bërë të pamundurën që t’iu kthehet furnizimi me ujë qytetarëve.
“Njoftojmë se edhe kësaj radhe dëmtimi është bërë nga kontraktori i Komunës së Prishtinës “Noti Beton”, të cilët kanë dëmtuar tubin AC DN 200 mm dhe nuk kanë njoftuar për dëmtimin e shkaktuar, por kanë lënë që uji të rrjedhë nga tubi dhe me këtë kanë lënë pa furnizim me ujë zonat e cekura më lart, duke na shkaktuar edhe neve humbje të mëdha të ujit të pijshëm”, thuhet në luftimin e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.
KUR Prishtina thotë se “kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë. Po bëjmë çmos të jemi pranë jush me shërbimet tona”.