Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rikthehet tregu mobil në kryeqytet

Në Prishtinë është rihapur tregu mobil, pas lehtësimit të masave nga Qeveria e Kosovës. 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar edhe për oraret e tyre dhe lokacionet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Tregu Mobil u rikthye! Prej kësaj jave do të vazhdojë të ju ofrojë pemë, perime e produkte të freskëta vendore të kultivuara me shumë kujdes e dashuri nga fermerët tanë. Vizitoni e konsumoni prodhimet vendore, ushqehuni shëndetshëm dhe mbështetni fermerët e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti.

Oraret:

1. Çdo të Marte në sheshi “Zahir Pajaziti” nga 09.00-17.00

2. Çdo të Mërkure te sheshi “Bill Clinton” Dardani nga 09.00-17.00

3. Çdo të Enjte sheshi “Adem Jashari” platoja e Komunes nga 09.00-17.00