Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rikthehet në operim njësia A5

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është rikthyer në operim njësia A-5 pas fazës testuese.

Përmes një postimi në Facebook KEK-u ka njoftuar se njësia A5 pas përfundimit të remontit kapital dhe eliminimit të të gjitha vërejtjeve të evidentuara gjatë fazës testuese, është rikthyer në operim sot pas mesnate.

“Sot në operim ka tri njësi të TC-A dhe një njësi të TC-B-së”, thuhet në njoftim.

KEK-u ka njoftuar më 16 maj se njësia A-5 ka dalë jashtë funksionit.

Bucolli, pati thënë për KOHËN se pas remontit kapital, kjo njësi ka operuar nga 6 maji, por në fazë testuese.