Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rikthehet “liqeni” te Stacioni i Autobusëve

Edhe një herë reshjet kanë rikthyer “liqenin” në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Shiu i rrëmbyeshëm që ka vërshuar kryeqytetin gjatë ditës ka kthyer edhe një herë grumbullimin e ujit te tunelin që lidh lagjen “Dardania” me Stacionin e Autobusëve.

Telashet me grumbullim të ujit në këtë hapësirë janë raportuar qe shumë vjet nga qytetarët që janë ankuar se po e kanë të pamundur t’i qasen stacionit. Megjithatë, ende s’është bërë ndonjë zgjidhje.

Artikuj të ngjashëm