Ministria e Bujqësisë përmes programeve të saj mbështetëse, do të vazhdojë përkrahjen e agrobizneseve vendore që merren me prodhimin dhe përpunimin e prodhimeve bujqësore.
Kështu është shprehur ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikallo, gjatë vizitës së bërë në kompaninë “M&Sillosi”, ku ishte i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i ministrisë, Kapllan Halimi.
Gjatë kësaj vizite,ata janë njoftuar me punën e kësaj fabrike të miellit dhe me sfidat që përballen prodhuesit e këtij sektori.
Me këtë rast, Rikallo i ka njoftuar ata se në Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Programin e Pagesave Direkte të vitit të ardhshëm, do të zgjerohet përkrahja për agrobizneset vendore, si dhe për shumë sektor të bujqësisë, përmes së cilës synohet rritja e cilësisë së prodhimeve vendore dhe zgjerimi e modernizimi i agrobizneseve.
Nga ana tjetër, udhëheqësit e kësaj fabrike theksuan se mbështetja e ministrisë për agrobizneset vendore po ndikon që prodhimet e tyre të jenë edhe konkurrente me shumë prodhime të huaja.
-
Ministria e Bujqësisë: Fermerët nuk preken nga procedurat në sektorin e qumështit
-
Ministria e Bujqësisë publikon subvencionet e parapara për secilin sektor
-
Muja thotë se s’ka ulje të mbështetjes për bujqit, por parashihen rritje të targetuara
-
Prezantohen pagesat për kulturat bujqësore, shumica do të mbështeten 150 euro për hektar
-
Pacolli: Bujqësia prioritet, mbështetje më e madhe për fermerët në mandatin e ardhshëm