Tiranë, 30mars – Hapet rruga për në Parkun Kombëtar të Thethit, e bllokuar nga bora prej disa kohësh për kalimin e automjeteve .
Përfundimisht aksi Shkodër-Bogë-Theth hapet edhe për mjetet motorike duke bërë të mundur kalimin e vizitorëve për në parkun e Thethit. Ky është një nga parqet më të vizitueshme në të katër stinët, duke pritur shumë vizitorë dhe turistë të huaj.
Në periudhën e dimrit kalimi bëhet me vështirësi me këmbë ose kafshë transporti.
Nga Boga deri në Theth,është një segment rrugor prej 12 km, por shumë i dëmtuar dhe gati i pa kalueshëm edhe në verë. Sezoni turistik veror është në prag dhe akoma nuk ka një iniciativë për meremetimin e kësaj rruge tepër të lakmueshme për vizitorët e natyrës.
-
Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë - Rozhajë
-
Nesër gjatë ditës u ndalohet qarkullimi në autostrada automjeteve të rënda
-
Ministria kufizon qarkullimin e automjeteve të rënda gjatë verës
-
Banorët kërkojnë hapjen e kufirit në Çakorr, institucionet heshtin
-
Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave