Ministria e Financave ka rihapur të shtunën aplikimin për masën 1.3 – Mbështetje e Punësimit të Grave.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se çdo biznes që hap vende të reja pune për vajza dhe gra, do të mbështetet me deri në 50 për qind të pagës për tre muajt e parë.
Afati i fundit për aplikim është data 15 prill 2023.
“Pas suksesit të jashtëzakonshëm të masës 1.3 vitin që lamë pas, ku u punësuan afër 5 mijë gra e vajza, MFPT ka rihapur aplikimin për këtë masë. Çdo biznes që hap vende të reja pune për vajza e gra do të mbështetet me deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë. Afati i fundit për të përfituar nga mbështetja është 15 prill 2023. Kusht për kualifikim është që personi që punësohet, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët. Aplikimi bëhet përmes shërbimit EDI të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftim.
-
Bizneset që hapin vende të reja pune për gratë do të mbështeten nga shteti për tre muaj
-
“Superpuna për Gratë”: Për çdo grua të punësuar shteti mbulon pagën minimale për 6 muajt e parë
-
Lansohet masa për punësimin e qytetarëve në katër komunat veriore
-
Lansohet masa e punësimit për gratë e mbijetuara nga dhuna
-
MF-ja përmes platformës planifikon punësimin e mbi 10 mijë të rinjve në vitin e parë