Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, u lansua "Masa e Punësimit për Gratë e Mbijetuara të Dhunës". Me këtë rast kryeministri Albin Kurti, tha se pavarësia ekonomike e grave është një shkallë e rëndësishme drejt zhvillimit dhe lirisë individuale.
Kurti tregoi edhe procedurat e punësimit përmes kësaj skeme, të grave të cilat janë viktima të dhunës në familje. Ai me tej ka sqaruar se Ministria e Financave do ta subvencionojnë pagën prej 70 për qind për gjashtë muaj.
“Pavarësia ekonomike e grave është shkallë e rëndësishme e sigurisë dhe mirëqenies. Për këtë kemi zbatuar një mori masash. Në kohën e pandemisë kur grave sipërmarrëse u ofruam kredi për investime që ta kenë të lehtë operimin në treg. Vitin e kaluar siguruam që secila familje të ketë të ardhme më të mirë dhe përfituan mbi 2 mijë familje që nuk e kishin asnjë të punësuar. Të gjitha gratë që janë të dhunuara, do të mund të jenë përfitues të kësaj mase. Pas regjistrimit, këshilltarët e punësimit do të angazhohen te bizneset që ofrojnë punë. MPFT do ta subvencionojnë pagën prej 70 për qind për gjashtë muaj. Kur gratë janë në gjendje ta sigurojnë mbijetesën e kanë më të lehtë të kalojnë sfidën që e kishin pasur”, tha Kurti./EO
-
Kurti: Gratë po i fuqizojmë përmes punësimit e mbështetjes ekonomike
-
Kurti: Demokracia s'është e fortë pa përfaqësim të barabartë të grave
-
Nis fushata “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Kurti: Duhet emancipuar burrat e djemtë e rinj
-
Kurti: Nga rritja e pagës minimale përfituan 150 mijë punëtorë të sektorit privat
-
Murati: Nga 100 euro për punonjësit privatë ekzekutohen të hënën