Termokosi ka njoftuar se ka rifilluar furnizimi me ngrohje, pasi ishte ndërprerë ajo që nga e premtja për shkak të një problemi në termocentralin Kosova B.
Termokosi ka njoftuar se ditët që nuk ka pasur ngrohje nuk do t’u faturohen konsumatorëve.
“Pas krijimit të mundësisë për të filluar marrjen e avullit nga TC Kosova B, tashmë NP “Termokos” ka nisur të marrë energjinë ngrohëse, të cilën kemi vazhduar ta shpërndajmë tek të gjithë konsumatorët. Shumë shpejtë ambientet e konsumatorëve tanë do të fillojnë të ngrohen me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore. Ditët, gjatë të cilave NP “Termokos” nuk ka arritur të furnizojë me ngrohje konsumatorët tanë, nuk do të faturohen”, thuhet në njoftimin e Termokosit.
-
Ankesat se s’ka nisur ngrohja, “Termokosi”: Gjatë ditës arrin pikat më të larta e të largëta
-
Pavarësisht njoftimit, në Prishtinë ende s’ka nisur ngrohja nga “Termokosi”
-
Termokosi: Jemi të gatshëm të fillojmë furnizimin me ngrohje para afatit ligjor
-
“Termokosi” lajmëron fillimin e furnizimit të jashtëzakonshëm me ngrohje
-
Furnizimi me ngrohje vazhdon edhe pas 15 prillit