21 vjet pas protestës së 1 tetorit të vitit 1997, liderët që i prinë asaj janë bërë bashkë sërish, për të parën herë.
Ka qenë pikërisht përvjetori i protestës së 1 tetorit 1997, që i ka ribashkuar liderët e lëvizjes studentore të Universitetit të Prishtinës. Bujar Dugolli, Albin Kurti, Muhamed Mavraj, Driton Lajçi dhe Milot Cakaj, kanë qenë së bashku për të bërë homazhe te varri i ish-rektorit të UP-së, Ejup Statovcit, që atë kohë kishte përkrahur dhe ju ishte bashkuar studentëve në protestën e 1 tetorit.
Rrugët e ndryshme politike që këta ish-liderë studentorë kanë ndjekur në vitet e pas luftës, kanë bërë që ata të jenë të ndarë edhe gjatë përkujtimit të protestës së 1 tetorit deri në këtë përvjetor.
{gallery}
-
Kurti: Protesta e 1 Tetorit theu mitin e "policit serb" dhe i parapriu luftës çlirimtare
-
Studentët e vitit të parë kërkojnë t’u lejohen provimet në afatet e prillit dhe të nëntorit
-
Studentët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
-
UP-ja kritikohet për çmimin që ua ndau Osmanit dhe Kurtit
-
Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit