Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rezulton pozitiv me koronavirus 65-vjeçari nga Ferizaj që vdiq dje, shkon në 4 numri i të vdekurve

Foto: Koha / Ilustrim

Një 65-vjeçar nga fshati Sazli i komunës së Ferizajt, ka vdekur gjatë ditës së hënë në QKUK, ndërkohë rezultati i analizës për Covid-19 ka dal sot dhe është pozitiv.

Në Spitalin Rajonal të Ferizajt kanë thënë se janë vetizoluar stafi të cilët kanë pasur kontakt me pacientin një ditë më parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike e ka konfirmuar rastin dhe tash në total numri i të vdekurve në Kosovë shkon në katër. 

Gjatë ditës së sotme, IKSHPK-ja ka njoftuar për pesë raste të reja me koronavirus, përfshirë edhe atë që vdiq dje, e analizat iu bën sot post-mortem.

Gjithsej të infektuar tashmë janë 170.

"I.Sh , i transferuar nga Spitali i Përgjithëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëtji  për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente, ai nuk ka arritur të mbijetoi. I njëjti ka rezultuar pozitiv në Covid-19 pas testimit, post mortem", thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Drejtori i Spitalit në Ferizaj, Jeton Zeqiri, ka thënë për KOHËN se pacienti gjatë së hënës nuk kishte temperaturë, por kishte gjendje kardiorespiratore dhe është monitoruar për gjysmë ore në spitalin e Ferizajt, e më pas është dërguar në Prishtinë pas përkeqësimit të gjendjes.

“Pacienti ka ndërruar jetë dje në Prishtinë, ndërkohë i është bërë testi i virusit dhe sot ka rezultuar pozitiv. Ne si Spital, sot e kemi marrë këtë konfirmim nga niveli qendror, ndërkaq mjeku, infermieri dhe shoferi i autoambulancës të cilët kanë pasur kontakt me këtë pacient janë vet-izoluar”, ka thënë Zeqiri.

Sipas tij, instituti është duke u marrë me familjarët e pacientit, ndërkohë janë duke pritur që fshati Sazli i komunës së Ferizajt të futet në Karantinë.

“Personi që tashmë ka ndërruar jetë nuk ka qenë jashtë vendit, ndërkohë instituti po merr informata nga familjarët e tij”, ka thënë Zeqiri.