Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Katër të vdekur dhe 774 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 774 kanë rezultuar pozitivë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (78, 73 vjeç) dhe Prishtinë 2 raste (78, 67 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë kryer 3.586 testime dhe 774 kanë rezultuar pozitive. 

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 274 raste, Gjilan 62 raste, Gjakovë 43 raste, Mitrovicë 38 raste, Vushtrri 36 raste, Pejë 31 raste, Prizren 30 raste, Lipjan 28 raste, Ferizaj 27 raste, Podujevë 26 raste, Kamenicë 25 raste, Viti 24 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Obiliq 21 raste, Klinë 16 raste, Drenas 11 raste, Kaçanik 10 raste, Malishevë 10 raste, Suharekë 9 raste, Deçan 8 raste, Novobërdë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Junik 3 raste, Istog 2 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe Hani i Elezit 1 rast.

IKSHPK-ja thotë se janë shëruar 903 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 73.318. Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 1.844 persona dhe janë infektuar 88.755. Janë 13.593 raste aktive.