Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rexha ushtrues detyre i drejtorit të Policisë

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Naim Rexha, do të ushtrojë pozitën e drejtorit të përgjithshëm, deri sa të emërohet drejtori i ri i përgjithshëm.

Kjo pozitë deri tani mbahej nga Shpend Maxhuni, që së fundmi u caktua në pozitën e shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Sipas ligjeve dhe procedurave, Ministria e Punëve të Brendshme pritet që javën e ardhshme të hapë konkurs për drejtor të përgjithshëm të Policisë.

Artikuj të ngjashëm