Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Revoltohen struganët, “mbushin” komunën me mbeturina

Qytetarët e Strugës kanë vendosur që me aksione ta detyrojnë pushtetin lokal ta merr më seriozisht problemin me deponinë e mbeturinave afër qytetit, e cila shkakton probleme të mëdha për qytetarët.

Disa qytetarë kanë sjellë mbeturina para hyrjes në ndërtesën e Komunës së Strugës, transmeton INA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse nuk zhvendoset deponia dhe nuk zgjidhet ky problem në kohë të shkurtë, do të ndërmarrin masa më radikale. Do të dalim në protesta dhe do të bllokojmë rrugët”, porositën struganët.

Banorët e Stugës me vite kërkojnë që të zgjidhet problemi me deponinë e egër, ndërsa u revoltuan më shumë kur ajo filloi edhe të ndizej.

Deponia e egër nga e cila ankohen qytetarët, gjendet vetëm 500 metra larg qytetit.