Kandidati për asamble komunale nga PDK-ja në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, ka thënë se PDK-ja ka pasur rritje të jashtëzakonshme në kryeqytet.
Ai ka thënë se nga fushata që ka pasur Uran Ismaili dhe fryma pozitive që është shpërndarë në këtë fushatë, një pjesë e madhe e kanë një keqardhje që Ismaili nuk do të udhëheqë me kryeqytetin.
Retkoceri ka thënë se për rritjen që ka ndodhur do të jenë gjithmonë falënderues votuesve.
“Urani ka thyer akullin në Prishtinë, sepse është dyfishuar rezultati. Kjo me një garë që ka sjell një frymë të re dhe e bëri një politikbërje të ndryshme. Në balotazh do të jenë dy kandidatë që më shumë kanë lexuar programe. Është shumë me rëndësi rritja e PDK-së që ka ndodhur”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se ende nuk është bërë analizë se pse kanë ardhur deri te ky rezultat.
Sipas tij, Ismaili ka vendosur konturat për të ardhmen e Prishtinës, duke shtuar që programi ka qenë i mirë.
Retkoceri ka thënë se këtij programi nuk do t’i bie vlera as pas katër vjetësh.